BB, Muller: Rritja ekonomike afatgjatë të përqendrohet tek eksportet dhe investimet

Dy janë këshillat që zyrtari i Lartë i Bankës Botërore, Cyril Muller jep për rritjen ekonomike afatgjatë të vendit tonë.Në përfundim të vizitës në Tiranë, ai vuri theksin tek nevoja për një kalim afatgjatë drejt rritjes të orientuar nga investimet dhe eksportet, për një mirëqenie më të madhe.Muller: Kalimi i Shqipërisë drejt një modeli të ri rritjeje të orientuar nga eksportet dhe investimet, përmirësimii mjedisit të biznesit, qeverisja e mirë dhe transparenca do të jenë me rëndësi për përshpejtimin e rritjes dhe mirëqenies së përbashkët.Zëvendës Presidenti Rajonal vlerësoi rezultatet e programit afatmesëm të konsolidimit fiskal, stabilitetit financiar dhe reformave strukturore që ndihmojnë rritjen ekonomike. Pas goditjes që pasoi krizën financiare e vitit 2008, ekonomia shqiptare po rimëkëmbet dhe pritet të rritet me 3,5 për qind në vit, në periudhën 2016-17.Sipas BB-së, Pakësimi i humbjeve dhe rritja e arkëtimeve në sektorin energjetik, si edhe reforma e pensioneve kanë rritur stabilitetin social dhe fiskal të Shqipërisë.Muller: Po fillojmë të shohim rezultatet pozitive të valës së parë të reformave makroekonomike dhe strukturore. Përfundimi i këtij programi të vështirë dhe afatgjatë reformash do të kërkojë kohë. Është me rëndësi kritike të ruhet ritmi dhe kahu i tyre.Zëvendës Presidenti Rajonal nënvizoi nevojën për të gjetur burime të reja rritjeje për ta përshpejtuar rritjen, si dhe nevojën e një shtytjeje të fortë për reformimin e shtetit dhe të shërbimeve të tij, lidhjen rajonale, gjithëpërfshirjen dhe barazinë gjinore në tregjet e punës, dhe çlirimin e potencialit të sektorit privat. /Ora News/