65 kg drogë nga Shqipëria në Itali, pranga tre shqiptarëve (emrat e tyre)

Një operacion antidrogë i policisë italiane çoi në pranga gjashtë persona.Midis të arrestuarve, tre janë shqiptarë, ndërsa tre të tjerët janë italianë.Arrestimet janë kryer mbrëmjen e shkuar në rajonin e Leçes, ku janë sekuestruar gjithashtu edhe 65 kg drogë e llojit marijuanë.Lënda narkotike ishte trafikuar nga Shqipëria. Të akuzuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës.Në pranga përfunduan shqiptarët Bastri Çaushaj 54 vjeç banues në Merine të Italisë, Dojan Pashaj 30 vjeç nga Durrësi dhe Leonidha Lapaj 37 vjeç nga Vlora.Mediat e vendit fqinj shkruajnë se italianët e arrestuar besohet se ishin blerësit e lëndës narkotike.Mediat italiane shkruajnë se arrestimet u kryen pas infiltrimit të tre agjentëve të fshehtë, të cilët synonin blerjen e drogës. /Ora News/ [caption id="attachment_689799" align="alignleft" width="554"]Leonidha Lapaj Leonidha Lapaj[/caption][caption id="attachment_689800" align="alignleft" width="570"]P D_1 Dorjan Pashaj[/caption][caption id="attachment_689804" align="alignnone" width="574"]Bastri Caushaj Bastri Caushaj[/caption]