NATO akuza Rusisë dhe Sirisë: Po përdorin klandestinët për të destabilizuar Europën

"Rusia dhe Siria po e përdorin krizën e azil-kërkuesve si armë për të destabilituar Europën", ka qënë kjo deklarata e Komandantit të Lartë të NATO-s, Philip Breedlove, i cili dërgon kështu një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj zyrtarëve të Kremlinit.Sipas tij, bombardimet ruse dhe regjimi i Bashar al-Assad po sulmojnë qëllimisht qytetarët sirianë, në mënyrë që të mbjellë frikë në radhët e tyre, gjë që mund t'i çojë ata drejt largimit nga vendi. Breedlove thekson se Rusia po e shfrytëzon situatën e vështirë dhe konfliktin në Lindjen e Mesme për të sjellë përçarje dhe destabilitet jo vetëm në strukturat e Bashkimit Europian por edhe në Aleancën e Atlantikut të Veirut.Më tej, Gjenerali i lartë i NATO-s shpreh shqetësimin se shumë terroristë ose persona që kërkojnë të kryejnë akte ekstreme në Europë, mund të udhëtojnë lehtësisht drejt kontinentit të vjetër duke u shtirur si emigrantë që tentojnë t'i largohen luftës. Breedlove tha se është shumë e rëndësishme që në vendet europiane të ngrihen qëndra regjistrimi si dhe të ushtrohet një kontrroll i rreptë ndaj të gjithë azil-kërkuesve.Shqetësime të njëjta janë ngritur edhe nga zyrtarët e Bashkimit Europian të cilët do të diskutojnë më gjerësisht në samitin urgjent që do të mbahet në Bruksel me praninë e Turqisë.Përfaqësuesit do të mundohen që të gjejnë një zgjidhje për të ulur fluksin e emigrantëve si dhe për të përmirësuar termat e sigurisë.2798/Oranews.tv/