Pyjet e Vlorës do ruhen me polici bashkiake
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2016, 13:29
Pyjet në Vlorë do te ruhen me polici bashkiake 24 ore per te shmangur çdo abuzim.Kryebashkiaku i Vlorë Dritan Leli tha se kush kapet duke dëmtuar pyllin e Sodes, në shkelje të moratoriumit do të penalizohet me masën maksimale. Reagimi i Lelit vjen pas një sërë fotosh të bëra nga banorët, ku duket qartë një kamion që po ngarkon dru të prera.Dritan Leli: "Sot ka një ligj më të fortë që nuk do i lejojë më të abuzojnë"Kreu i bashkisë së Vlorës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për denoncimin e çdo rasti abuziv, ndërsa referuar kompanisë që dyshohet se kryente prerje të paligjshme theksoi se rasti po hetohet nga policia bashkiake dhe nëse konstatohet shkelje do procedohet penalisht sipas ligjit./Oranews.tv/