Meta: Reforma në drejtësi kyçe edhe për zhvillimin ekonomik

Në vijim të takimeve në Tiranë, zv/Presidenti i Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë, Cyril Muller ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.Gjatë bisedës, Meta shprehu nevojën për asistencë teknike të Bankës në drejtim të përforcimit administrativ dhe rritjes së kapaciteteve zbatuese në vend.Zt. Muller vlerësoi progresin e Shqipërisë gjatë viteve të fundit dhe vuri në dukje se avancimi me axhendën e reformave madhore, veçanërisht asaj të sistemit të drejtësisë, është i rëndësishëm për përballjen me sfidat ekonomike të cilat prekin jo vetëm rajonin por të gjithë hapësirën evropiane.Kryetari i Kuvendit, pasi vlerësoi kontributin e shkëlqyer të Komisionit të Venecias dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë si Euralius dhe Opdat, shprehu vendosmërinë për përmbylljen e fazës përfundimtare të miratimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese për avancimin e reformës së sistemit të drejtësisë.Sipas Metës, kjo reformë është kyçe edhe për rritjen e besueshmërisë së klimës së biznesit për investitorët e huaj.Në përfundim, Meta dhe Muller diskutuan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe ndanë bindjen se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik kërkon një përqasje rajonale./Ora News/