Qeveria emëron pesë zëvendësminstra të rinj
Kryeministrit Edi Rama ka rifreskruar sërish kabinetin, por këtë herë ndryshimet kanë prekur vetëm zëvendësministrant.Në mbledhjen e përjavshme, qeveria ka miratuar 5 zëvendës ministra të rinj.Eridian Salianji, anëtar i Këshillit Bashkiak dhe jurist i PS, është emëruar zv. Ministër i Drejtësisë, duke zëvënedësuar kështu Idlir Peçin, që do të jetë zv/ministër i Mbrojtjes.Eralda Methasanit, këshilltare e kryeministrit për të drejtën publike, u emërua Zv.Ministre e Integrimit, duke zëvendësuar Gentian Elezin, ndërsa Redi Shtino, akualisht kryetar i G99 është emëruar zv/ministër i Arsimit.Në postin e zëvendësministrit të Mjedisit, është emëruar Kledi Xhaxhiu. Qeveria, nuk ka shoqëruar emërimet e reja me shkarkime të zëvnedësministrave aktuale, veç kalimit të Idilir Pecit nga Drejtësa tek Mbrojtja.Ndryshimet vijnë pak ditë, pasi kryeministri largoi nga Financat ministrin Cani, duke e zëvendësuar me Arben Ahemtajn dhe në vend të këtij të fundit emëroi Milva Ekonomit.Burime qeveriatre, nuk përjashtuarn mundësinë që edhe në këto dy ministri të ketë emërime apo zëvendësimie në rang zëvendësministrash.
/Ora News/