Basha paralajmëron bllokimin e seancës së nesërme parlamentare
Opozita nuk është tërhequr nga vendimi i saj për të bllokuar seancat e parlamentit deri në plotësimin e kushteve të saj që lidhen me miratimin e akteve nënligjore të dekriminalizimit dhe dërgimit në gjykatë Kushtetuese të deputetëve që kanë shkelur Kushtetutën. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi Kryeministrin se po tenton të pengojë dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi. Mbledhja e zhvilluar me dyer të mbyllura nuk ka kaluar pa debate, ku deputetët demokratë kanë kërkuar një strategji të qartë për reagimin opozitar. Partia Demokratike është e vendosur në strategjinë e saj për të bllokuar punimet e Kuvendit.Basha: Nesër është edhe afati i fundit për të kaluar aktin e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Nëse Edi Rama prapë refuzon të pezullojë ligjërisht, jo vullnetarisht, Armando Prengën, nëse Edi Rama dhe të tijtë refuzojnë tia dorëzojnë Gjykatës Kushtetuese të drejtën që vetë Kushtetuta dhe Gjykata e aserton për të gjykuar mbi mandatet e 3 deputetëve që kanë përfituar miliona pasuri publike të shqiptarëve, Koço Kokëdhimës, Rakip Sulit dhe Valentina Leskajt, nëse Edi Rama refuzon ti japë fund përpjekjes së tij mjerane për të ndalur të pamundurën, transparencën për çështjet ku kemi hetim parlamentar siç janë ato të serverit të tatimeve dhe të emërimeve dhe shkarkimeve në administratë, edhe njëherë zgjedhja është e Edi Ramës por me aktet e sotme Edi Rama duket se e ka bërë zgjedhjen.Ai kërkon të ndalojë dekriminalizimin në mënyrë që me kriminelët që ka ardhur në pushtet dhe me të cilët po qeveris ti ketë në krah. Ai kërkon që milionat e shqiptarëve e taksave të shqiptarëve të vazhdojnë të përfundojnë në xhepat e ministrave të korruptuar, deputetëve në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligji të mos veprojë. Ai ligji që vepron për atë që lyen fasadën pa leje të mos veprojë kur këta të vjedhin milionat e shqiptarëve.Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat i zhvilluar pa praninë e mediave, por në përfundim kryetari Lulzim Basha tha se situata në vend është e rëndë, ndërsa akuzoi Kryeministrin se nuk heq dorë nga promovimi i kriminelëve.Teksa tha se Kryeministri nuk do ti shpëtojë drejtësisë së reformuar, Basha e akuzoi atë se po përdor ç'do mjet për ta penguar reformën.Basha: Kjo është një lojë perfide e Edi Ramës me anë të së cilës ai kërkon ti shpëtojë një Reforme në Drejtësi. Ai kërkon ti shpëtojë Byrosë Kombëtare të Hetimit, jo nën Saimir Tahirin por nën Prokurorinë. Ai kërkon ti shpëtojë një drejtësie të pavarur sepse e di që një drejtësi e pavarur ka të paktën 12 shkaqe të njohura publikisht për ta marrë atë si të pandehur dhe për ta çuar para drejtësisë.Mbledhja e grupit parlamentar demokrat nuk ka kaluar pa debate dhe diskutime, ku është shpalosur dhe opsioni i bojkotimit të parlamentit.Ora News nëpërmjet burimeve brenda mbledhjes, mësoi se deputeti Genc Ruli ka theksuar se nëqoftëse opozita vendos të bojkotojë, vendimi duhet të mbahet deri në fund e jo të thyet pa arsye.Më e ashpërnë qëndrimin e saj ka qenë deputetja Majlinda Bregu, e cila ka kërkuar një startegji të qartë për reagimin e opozitës.Ajo ka kërkuar që aksioni i opozitës të ngrihet mbi kauza të qarta për tu kërkuar qytetarëve të dalin në protesta.Bregu ka kritikuar dhe protestën e grave demokrate, ndërsa ka thenë se ajo degjeneroi siç as më i ligu s'do ta kishte imagjinuar.https://www.youtube.com/watch?v=llTtWMyhA88/Oranews.tv/