Biznesi padit në Gjykatë Bashkinë e Tiranës
Biznesi ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës për taksat vendore në Tiranë.Negociatat midis bashkisë së kryeqytetit dhe përfaqësuesve të biznesit nuk patën rezultat dhe do të jetë gjykata ajo që do të vendosë përfundimisht.Padia është depozituar nga krue i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut në Shqipëri, Nikollaq Neranxi, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit që dhjetëfishon taksat për lokalet që vendosin tavolina në hapësirat publike.“Në prezencë të një përfaqësie prej gati 20 vetash, kur ne i shpjeguam se edhe një biznes i suksesshëm, i cili ka 25 vite në treg, që ka punësuar mbi 300 veta, me këto taksa falimenton, përgjigja e tij ishte: ‘Le të falimentojë’! Alternativat e tij për të riparë faturat e dy muajve dhe reduktimi i diskutimit vetëm në taksat e tavolinës dhe zënies së hapësirave publike, është shumë djallëzore dhe dashakeqëse nga ana e tij”, tha Neranxi.Ai deklaroi se me taksat e vëna falimenton çdo lloj biznesi. /Ora News/