Autoritet franceze vijojnë asgjësimin e kampit në Calais
Autoritetet franceze kanë vijuar me asgjësimin e kampit të emigrantëve në Calais, nën prezencën e lartë të forcave të policisë.Ata kanë hasur në një protestë simbolike nga disa aktivistë civilë si dhe nga disa emigrantë të cilët po qëndronin përkohësisht në këtë zonë. Ata u munduan që të ndalnin shkatërrimin e kampit, duke u ngjitur në një instalacion që ishte parashikuar për t'u shembur, por janë larguar pas ndërhyrjes së policisë.Disa prej emigrantëve që janë udhëzuar të zhvendosen, shprehen se qëndra e re e azil-kërkuesve ka arritur kapacitetet maksimale brenda pak ditësh dhe se në të nuk ka më hapësirë për refugjatë të tjerë."Nuk kemi asnjë plan për sot. Kampi i ri është i mbipopulluar dhe na kanë komunikuar se do të na transferojnë brenda dy ose tre ditëve."Në kampin e Calais ndodheshin të paktën 3.000 emigrantë. Ata synonin që të udhëtonin ilegalisht drejt Britanisë së Madhe, ndaj autoritetet vendosën që të asgjësojnë kampin pas marrjes së një konfirmimi nga gjykata.Ekspertët gjykonin se ekzistenca e kampit mund të shtonte rrezikun e nxitjes së trafiqeve të ndryshme si dhe të emigracionit të jashtëligjshëm.
/Oranews.tv/