Indonezi, tërmet 7.9 ballë, mediat: Alarm për tsunam

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.9 ballë në brigjet e Indonezisë ka dhënë alarmin për një tsunam të mundshëm.Epiqendra e tërmetit ishte 808 kilometra në jugperëndim të Padang, me një thellësi prej 10 kilometra.Mediat lokale shkruajnë se ky tërmet i fuqishëm është një alarm i rrezikshme për tsunam.Tërmeti ka rënë në brigjet perëndimore të ishullit Sumatra. Deri tani nuk ka raportime për dëme apo viktima në njerëz.Indonezia është një vend i prekur dhe i rrezikuar nga vullkane të shumtë.