Në Krujë nxënësi tenton të vrasë mësuesin, në Elbasan shokun e shkollës
Mungesa e sigurisë në shkolla kthehet edhe njëherë në qendër të vëmendjes së opinionit publik.Brenda ditës së sotme (2 mars 2016), forcat e policisë kanë mundur të parandalojnë dy ngjarje kriminale.Në Krujë , një nxënës 14 vjeçar tentoi të vrasë mësuesin e fizkulturës në ambientet e shkollës 9- vjeçare të fshatit Larushk, ndërsa në Elbasan një nxënës i shkollës së mesme profesionale tentoi të vrasë një nxënës të shkollës pas konfliktit që kishte me një tjetër nxënës.Dy nxënësit ishin të armatosur me armë pistoletë dhe janë arrestuar nga policia. Krujë, me pistoletë në shkollë, tenton të vrasë mësuesin e fizkulturësNdërhyrja në kohë e policisë parandalon vrasjen e një mësuesi nga nxënësi i tij 14 vjeçar në ambientet e shkollës 9- vjeçare të fshatit Larushk të Krujës.Sipas policisë mes djaloshit të identifikuar me inicialet k.M dhe mësuesit të fizkulturës ka pasur një konfliktik fizik, pasi ky i fundit nuk e ka përfshirë në një garë sportive.Ngjarja është shënuar paraditen e 2 Marsit 2016, kur policia e Krujës mori një telefonatë në sallën operative për një konflikt në shkollën 9- vjeçare të fshatit Larushk."Efktivët ndërhynë në mënyrë të menjëhershme, ku kanë bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale midis një nxënësi dhe mësuesit të tij të fizkulturës, duke arrestuar në flagrancë djaloshin K.M.14 vjeç, banues në Larushk, nxënës në shkollën 9-Vjeçare Larushk."Nga hetimet, ka rezultuar se shtetasi i mësipërm, gjatë paradites së sotme është konfliktuar me profesorin e tij, pasi ky i fundit nuk e ka përfshirë në një garë sportive" informon policia e Durrës.Në trup i gjendet pistoletë- Nga kontrolli fizik që iu krye shtetasit të mitur iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri tip pistoletë dhe dy fishekë.Policia thotë se autori njihej në rrethin shoqëror si person problematik.Gjatë kontrollit që ekspertët i kryen armës së zjarrit rezultoi se ishte me fishek të mbushur.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenet 76,22 278/2 të Kodit Penal.Në Elbasan nxënësi tenton të vrasë shokun në ambientet e shkollës Policia e Elbasanit ka parandaluar një ngjarje kriminale në ambientet e shkollës së mesme profesionale “S.C”.Blutë kanë vënë në pranga E.D, 16 vjeç, banues në Elbasan, (nxënës i kësaj shkolle), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K.L, 16 vjeç, ka kanosur dhe ka tentuar të përdorë një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante me vete ndaj nxënësit tjetër, shtetasit K.L.Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të policisë, shtetasi E.D, u kap në flagrancë në brendësi të shkollës dhe në momentin e arrestimit, grupi hetimor i sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë tip “C-Z”, e markes Çeke kalibri 7.65Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosje me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” .[caption id="attachment_689992" align="alignnone" width="640"]
Pistoleta që iu sekuestrua nxënësit në Elbasan[/caption]/Oranews.tv/