Bysheku turistik, zona pranë Elbasanit, me rrugë të pakalueshme

Infrastruktura e dëmtuar për të mbërritur në pikën turistike të Byshekut në Elbasan, ka penalizuar banorët. Sipas tyre, rruga e dëmtuar, ndonëse jo më shumë se 5 km nga qyteti, ka ndikuar në uljen e numrit të vizitorëve.Elbasan-Pika turistike e Byshekut ndër më të atraktivet, ndonëse vetëm 5 km larg Elbasani është lënë në harrese.Prej vitesh rruga Shushicë- Byshek që të çon drejt këtij destinacioni, nuk ka njohur asnje investim edhe pse është premtuar vazhdimisht në çdo fushatë elektorale.Banoret  e Byshekut thonë se është ulur frekuentimi i pushuesve shqiptar dhe të huaj pavarësisht se interesi është i madh, dhe shkak sipas tyre është infrastruktura e dëmtuar, dhe pasojat prej saj.Në vitet paraardhëse, ditët e para të Marsit simbol të pranverës, festoheshin masivisht nga qytetaret në Byshek, ndersa sot është një vend i pashkelur.