Gjoba këshilluese, Tahiri: Së shpejti për qytetarët edhe gjoba me vlerë zero
Një tjetër risi do të futet në sistemin e gjobave të policisë së qarkullimit rrugor, ku qytetarëve krahas gjobave me vlerë monetare do të marrin edhe gjoba këshilluese me vlerë zero. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Brendshem Sajmir Tahiri gjatë rikonstruksionit të godinës së qarkullimit rrugor në kryeqytet.Jo vetëm ndëshkime ekstreme që të çojnë edhe në burg por edhe gjoba me vlerë zero, të cilat quhen ndryshe këshilluese.Kjo do të jetë risia e re e policisë së qarkullimit rrugor, e cila do të nisë të aplikohet së shpejti. Këtë e bëri te ditur Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, gjatë inspektimit të rikonstruksionit të godinës së qarkullimit rrugor të cilës do t’i shtohet edhe një tjetër godinë.Saimir Tahiri: “Brenda shumë pak javësh përfundojmë edhe sistemin, gjobën këshilluese që do të jetë gjobë me vlerë zero për t’i dhënë mundësi njerëzve, veçanërisht drejtyuesve të automjeteve të kuptojnë që jo çdo takim me policin rrugor është një takim ku do marrësh një gjobë. Por ndërkohë çdo takim me punonjësit e policisë rrugore do të jetë një takim ku të mësosh se duhet të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor”.Ndërkohë, ministri ju shmang interesit të gazetarëve për Byronë e Hetimit , duke e pohuar se me e rëndësishme se sa Byroja është vuajtja e qytetarëve duke u paraqitur në sportelet e policisë./Oranews.tv/