U gërryen nga "Buburreci i Kuq", priten palmat dhe zëvendësohen nga Rrapi

1200 palmat përgjatë bulevardit kryesor në Vlorë janë prerë. Shkak është bërë infektimi nga buburreci i kuq, një larvë vdekjeprurëse për pemën dekorative, të cilën bashkia e Vlorës do ta zëvendësojë me pemën e Rrapit.Buburreci i kuq ka dëmtuar plotësisht kurorën me rreth 1200 palma Fenix në Vlorë.E njohur dhe si gjilpëra e kuqe, pasi futet në trungun e pemës, larva ka aftësi të shumohet me shpejtësi duke shkatërruar plotësisht indin ushqyes të palmës.Duke parë këtë situatë, bashkia e Vlorës ka filluar prerjen  e palmave, të cilat do të zvëndësohen me pemë Rrapi.Dritan Leli: Zëvendësimi i palmave të cilat janë të degraduara prej sëmundjes që tanimë nuk është prezent vetëm në qytetin e Vlorës, por gjithë qytetet e Europës. Një larvë që ka dëmtuar palmat në mënyrë të parikthyeshme. Kështu që për fatin e keq jemi të detyruar që këto palma  ti heqim dhe ti zëvendësojmë me pemë të tjera.Vlora është cilësuar si qyteti i palmave që prej viteve ‘80 kur u mbollën masivisht përgjatë bulevardit.Aktualisht ëstë bërë zgjedhja e zëvendësimit të Palmës me Rrapin, për shkak të kostos së lartë që ka e para, ku një pemë palme kushton rreth 300 euro.