“Rich Kids of London”, Ja çfarë jete bëjnë fëmijët e pasanikëve anglezë

Një faqe e re në Instagram  është hapur me emrin “Rich Kids of London”, ku shfaqen  jetët e privilegjuara të fëmijëve të pasanikëve më të mëdhenj të Londrës. Kjo llogari u krijua  pas publikimit të fotove të fëmijëve të oligarkëve rus.Ata tërheqin vëmendjen e të gjithëve  me jetën luksovë që bëjnë. Udhëtojnë me makina superluksoze, avionë privatë, festa të çmendura, shpenzime marramëndëse  dhe  trajtojnë paranë si objekt.