Mbi 8 mijë emigrantë vijojnë të jenë të bllokuar në kufirin greko-maqedonas
Afro 8.000 të cilët vijojnë emigrantë që vijojnë të mbeten të bllokuar në kufirin greko-maqedonas e kanë vështirësuar së tepërmi menaxhimin e situatës së vështirë.Organizatat humanitare, të cilat kanë mundësuar vazhdimisht ndihma për azil-kërkuesit thonë se ushqimi, uji dhe medikamenetet janë drejt fundit ndikuar nga numri i lartë i refugjatëve që po qëndrojnë në kampin e Idomenit.Ata japin e alarmin se kriza mund të thellohet, duke gjykuar se afro 20.000 refugjatë të tjerë kanë mbërritur në portin e Pireut si dhe në ishujt grekë.Nga ana tjetër, emigrantët shprehen se për të marrë ushqim ata qëndrojnë në rradhë për orë të tëra dhe se në kamp ka mungesë kushtesh bazike:"Nuk ka shumë mjaftueshëm çadra kampingu. Shumë persona janë detyruar që të flenë jashtë. Kjo nuk është aspak një gjë pozitive sepse ditët e fundit ka rënë shi dhe temperaturat janë të ulta."Në këto kushte, Bashkimi Europian ka nisur të mendojë për një zgjidhje, teksa ka planifikuar që në samitin e emigrantëve që do të mbahet më 7 Mars në Bruksel, po përgatitet të shpalosë edhe një plan për të ndihmuar Greqinë ekonomikisht.Në bazë të deklaratave të zyrtarëve të BE-së, unioni po përgatitet që të akordojë një fond prej 300 milionë eurosh për vendet ballkanike gjatë këtij viti, ndërkohë që në harkun kohor të tre viteve, kjo shumë do të shkojë në afro 700 milionë euro.Një tjetër pikë mjaft e rëndësishme e cila do të diskutohet në samit do të jetë implemnetimi i marrëveshjes së firmosur me Turqinë, për të parandaluar fluksin e refugjatëve.Ndërkohë, mediat ndërkombëtare e kanë krahasuar ngritjen e gardhit rrethues në kufirin greko-maqedonas, me murin e Berlinit. Në shumë artikuj shkruhet se perdja e re e hekurt, por pengon emigrantët që të udhëtojnë drejt Europës Perëndimore.
/Oranews.tv/