Pollo: Rama do të ndryshojë ligjin për TVSH, në 2012 u miratua me konsensus

Partia Demokratike ka akuzar kryeministrin Rama se kërkon të ndryshojë ligjin për TVSH, qe u miratua me konsensus në vitin 2012, ashtu siç e propozoi vetë Rama.Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Genc Pollo, tha se Rama kërkon të bblokojë këtë ligj në seancën e kuvendit kete te enjte.Deklarata e Genc PollosLigji për Median Audiovizive, i miratuar me konsensus  pak muaj para zgjedhjeve parlamentare 2013, do të ishte një bazë e duhur për një transmetues publik të ringritur. Ishte PS e Ramës në opozitë që në vitin 2012 vuri si kusht për konsensusin ndaj këtij ligji shumicën e cilësuar në Këshill Drejtues të RTSH për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm. Mazhoranza e PD asokohe e pranoi kushtin e opozitës dhe e votoi kështu ligjin.Sot në pushtet, pikërisht këtë formulë të kërkuar prej tij para 5 vitesh Edi Rama do ta anullojë këtë të enjte në Kuvend. Ankohet se e bllokon opozita. E bën edhe me procedurë urgjence për të shmangur konsultimin në radhë të parë me BE, OSBE, e KiE që kanë ndihmuar shumë për këtë ligj e fushë. Edhe këtu zhbën nje praktikë pozitive të deritashme.