Gjosha takon dy eurodeputetë: Draft-rezoluta për Shqipërinë do jetë pozitive
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian ka dominuar takimet që Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha zhvilloi me eurodeputetet Knut Fleckenstein dhe Gianni Pitella.Gjatë bisedës me Fleckenstein, Gjosha e informoi për reformat që po ndërmerren nga qeveria dhe për sfidat që e presin për të vijuar proceset integruese.Gjosha nënvizoi se draft rezoluta e hartuar për Shqipërinë nga Fleckenstein dhe që pritet të votohet nga Parlamenti Europian në Prill është mjaft pozitive. Gjosha tha se ky raport do jetë edhe më shumë nxitës për procesin e integrimit për ta cuar vendin drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit.Ndërkohë eurodeputeti Gianni Pitella, ka informuar Gjoshën se Parlamenti Europian në prill do të bëjë një rezolutë mbi situatën e procesit të integrimit dhe se në çfarë pike ndodhet Shqipëria. Pitella tha se me shumë rëndësi është reforma në drejtësi."Duke kuruar gjithnjë e më shumë sistemin gjyqësor në Shqipëri, unë mendoj se më lejohet të them se gjykimi i Parlamentit Europian do të jetë tepër favorizues" nënvizoi Pitella