Super-parku Arkeologjik i Orikumit, shtohen edhe mbi 600 hektarë

Parku kombëtar arkeologjik i Orikumit do të jetë në mbrojtje të posaçme të shtetit. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro bën me dije se zgjerimi i zonës së mbrojtur të Parkut erdhi pas një studimi shqiptaro-zviceran në bashkëpunim me Institutitn e Arkeologjisë në Vlorë.Arkeologu Saimir Shpuza, prezantoi planin e ri te zonifikimit arkeologjik të Orikumit duke përfshirë Kodrën e Paleokastrës, Nekropolin e Sadovinës, Kishën e Marmiroit, Fushën e Pallorongut, Zonën e Hidrovorit, Lagunën me portin e saj, sic e përmend Cezari .Zgjerimi i Parkut nga 47 hektare në 694 hektarë-sipas ministres- do të jetë një sfidë e re për insititucionet qendrore, për pushtetin lokal dhe banorët e zonës, për ta mirëmbajtur, ruajtur e zhvilluar.“Është rasti jo vetëm të falenderojmë arkeologët per studimin dhe prezantimin por edhe forcat e armatosura që në këto dekada të vështira tranzicioni dhe anarkie territoriale e kanë ruajtur atë zone me dashuri nga batërdia e ndërtimeve dhe nga ndotja. Sot, falë një bashkëpunimi të shkëlqyer të Ministrise se Kultures dhe Ministrise se Mbrojtjes, DRKK Vlorë me Forcat e Armatosura, Komandën e Bazës, vizitat në park, soditja e pejzazhit, dhe mbrojtja e promovimi i parkut janë një realitet”, shkruan Kumbaro. /Ora News/ 479702_10208846422219238_6973577092253430742_n 12524273_10208846424339291_8554259440669930377_n 12705644_10208846381618223_8217151660327202671_n 12718054_10208846392178487_645941398448057526_n 12800323_10208846391778477_2621335735400849026_n 12814498_10208846422579247_4776902567255410177_n 12821634_10208846384258289_3637227891420389274_n