Parku "Rinia", qytetarët kërkojnë sistemimin, gati projekti

Në Fier, rehabilitimi i parkut Rinia, ku ndodhet një nga lulishtet më të frekuentuar prej qytetarëve, është kthyer në domosdoshmëri. Bashkia Fier ka konfirmuar se është bërë gati projekti, dhe është aplikuar për marrjen e fondit nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, që të nisë puna rehabilituese.Fier-Degradimi në kohë i Parkut "Rinia" si dhe kërkesat e vazhdueshme për rehabilitimin e tij ka bërë që zyra e projekteve në bashkinë Fier të hartojë projektin që përfshin dhe rikonstruksionin e rrugës "Dervish Hekali" së bashku me fasadat e pallatave që janë anës kësaj rruge rreth 500 metra të gjatë.Aktualisht në parkun në qendër të Fierit, syri të sheh rëndom puseta pa kapak, shatervan i prishur, etj, çka ka shtuar kërkesat e  qytetarët për investim.Drejtori i zyrës së projektimeve në bashkinë Fier Thimi Rudi pohon se janë në pritje të fondit 147 milion lekë nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve për të nisur nga puna.Projekti i bashkisë Fier parashikon shtimin e hapësirave të gjelbëra dhe krijimin e këndeve për çdo grupmoshë./Oranews.tv/