Gjermani, Gjykata kushtetuese nis procedurat e ndalimit të partisë kundër emigrantëve
Gjykata më e lartë e Gjermanisë ka nisur procedurat për të ndaluar aktivitetin e partisë së ekstremit të djathtë kundër emigrantëve 13 vjet pas dështimit të tentativës së parë. Gjykata kushtetuese do të verifikojë nëse Partia Kombëtare Demokratike e Gjermanisë përbën kërcënim për rendin demokratik të vendit, siç pretendohet në mocionin e Kuvendit Federal, mbështetur edhe nga parlamenti e qeveria gjermane.Partia u themelua në vitin 1964 , si pasardhëse e Partisë neo-fashiste gjermane Reich. Partia gjithmonë ka mbetur e vogël dhe deri më tani nuk ka arritur të kapërcejë pragun e 5 për qindëshit në parlamentin kombëtar. Megjithatë, ajo është e përfaqësuar në shumë këshilla të rajonit, dhe gjithashtu ka një vend në Parlamentin Evropian.Ngjarja vjen në një kohë kur fluksi rekord i emigrantëve ka polarizuar shoqërinë gjermane. Kreu i NPD Franz Frank para nisjes së senacës tha se partia që ai drejton është shumë e rëndësishme në vend dhe shprehu beismin se mocioni do të dështojë. Pavarësisht rritjes së ksenofobisë në shoqërinë gjermane, NPD ka dështuar të rrisë numrin e mbështetëve apo të votave për të kaluar pragun e parlamentit.Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk ka komentuar drejtëpërdrejtë, por zëdhënësi i saj e ka konsideruar NPD një parti anti-demokratike, ksenofobe, anti-semite dhe anti-kushtetuese.Nëse partia NPD përjashtohet, ajo do të jetë partia e tretë që ndalohet në Gjermani që prej Luftës së Dytë Botërore pas SPR në 1952 dhe pasardhësen e saj katër vjet më pas partinë komuniste gjermane./Oranews.tv/