Basha: Ramës i ka mbetur të ndërtojë piramidën e tij, por iku koha e faraonit
Kreu i PD, Lulzim Basha ka denoncuar ndërtimet që Edi Rama ka bërë kur ka qenë kryetar bashkie. Në një postim në rrjetin social FB, Basha kujton disa nga projektet e Ramës, të cilat sipas tij i ka betonizuar, duke theksuar se Ramës i ka mebur të ndërtojë piramidën e tij, por kjo thotë Basha nuk do t’i lejohet.Reagimi i Bashës në FB11 vjet kryetar bashkie e la Tiranën pa plan urbanistik, krijoi geto të përjetshme betoni për të ndjekur ambicien e tij të çmendur, krijoi 200 milionë euro pasuri me lejet e ndërtimit. Si te Komuna e Parisit, me qindra pallate ngjitur me njëri-tjetrin, pa marrë parasysh kush do jetojë, çfarë ka nevojë qytetari, por thjesht duke planifikuar metrat e hyrjet për t’i bërë llogari bankare në vende “Off- shore”.Sa për të tjerat: gropën e Hajdin Sejdisë e la të qelbet 11 vjet, 11 metra nga zyra e tij, Zogun e Zi deshi ta betonizonte, sheshin “Skënderbej” e ktheu në gërmadhë për 2 vite e gjysëm.Sot si kryeministër, vazhdon njësoj. Po bëhet gati ta mbushë Parkun e Liqenit me beton, aty ku asnjë mendje nuk ka shkuar deri më sot. Kjo është e vërteta e një kryeministri që rras në burg hallexhiun që rregullon çatinë e avllinë, por vetë nuk pyet as për ligj, as për rregulla.Ka mbetur të ngrejë dhe piramidën e tij, po këto plane do t’i bëhen hi shumë shpejt. Ka ikur koha e faraonit është dita e qytetarëve.Sa për të tjerat fotot flasin vetë!