OKB për Kosovën: Ndalni dhunën, fokusohuni në probleme më madhore

Këshilli i Sigurimit në OKB ka mbajtur një sesion të veçantë për Kosovën, ku kreu i UNMIK-ut, Zarin Tanin, ka raportuar rreth zhvillimeve më të fundit. Ai deklaroi se Kosova po përgatitet për t'u përballur me një sërë sfidash tejet komplekse, teksa udhëzoi aktorët kryesorë të politikës vendase që të braktisin dhunën dhe të fokusohen në probleme më madhore.Ai fillimisht njoftoi përfaqësuesit për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, Hashim Thaçi, duke thënë se procesi rezultoi i suksesshëm pavarësisht peripecive të ndryshme. Tanin theksoi se përpos problemeve, qeveria ka hedhur sytë nga një axhendë mjaft ambicioze, e cila do të kërkojë shumë punë për t'u implementuar.Pas informimit rreth çështjeve kryesore me të cilat po përballet Prishtina zyrtare, ai listoi katër fusha në të cilat Kosova duhet të regjistrojnë progres që janë:1. Sundimi i Ligjit2. Nxitja e zhvillimit ekonomik dhe shtimi i mundësive për qytetarët3. Respektimi i të drejtave të njeriut4. Parandalimi i ekstremizmit, dhunës dhe terrorizmitTë pranishëm në sesionin e mbajtur për Kosovën kanë qënë edhe Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic si dhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku.Ata kanë debatuar gjatë fjalës së tyre, më së shumti për krimet e luftës si dhe për implementimin e marrëveshjeve të firmosura në Bruksel midis qeverisë së Prishtinës dhe asaj të Beogradit./Oranews.tv/