Hoffmann: Sfidat e Shqipërisë, varfëria, arsimi dhe integrimi social

Ambasadori i Gjermanisë Helmut Hoffman inauguroi Qendrën e rikonstruktuar Ditore për fëmijë dhe të rinj në Cërrik, financuar nga qeveria gjermane.Qendra që u ofronte shërbim ditor 50 fëmijëve, me këtë investim dyfishon kapacitetin në 100 fëmijë. Diplomati gjerman tha se sfidat e Shqipërisë janë varfëria, arsimi dhe integrimi social.Hoffman: Ulja e varfërisë, arsimimi dhe përfshirja sociale e popullësisë janë objektiva shumë të rëndësishëm për Shqipërinë. Projekti i financuar nga qeveria gjermane ndihmon shumë në këtë drejtim. Këtu mblidhen së bashku familje të varfëra rome, egjiptiane  por dhe  nga komunitete të tjera, pasi këtu u ofrohet një mundësi shumë e mirë.Hoffman tha se institucionet duhet të bashkëpunojnë dhe të marrin shembull nga ky model social.Hoffman: Më inkurajon ajo çfarë pashë këtu sot, por më pas është puna e këtyre njerëzve këtu që ta bëjnë këtë një sukses të madh. Qeveria gjermane ka mbështetur Shqipërinë në fusha të ndryshme në këto 25 vite. Arsimimi profesional është një nga fokuset kryesore të punës tonë në Shqipëri. Por e gjitha ajo që ne bëjmë këtu është ndihmë për t'u vetëndihmuar, sepse në fund të ditës janë shqiptarët ata që do të ndihmojnë veten.Në Qendrën Ditore "Balonat", në Cërrik ofrohet një vakt ushqimor dhe asistencë shkollore për fëmijët dhe të rinjtë në nevojë.