Taksat e reja në Tiranë, vëzhgim subjekteve që kanë zënë hapësirat publike
Bizensi ka propozuar një kategorizim të taksave për zënien e hapësirave publike që nis nga 150 lekë deri në 1500 lekë për metër katëror. Ndërsa bashkia e Tiranës ende nuk ka marrë një vendim nëse do të rishikojë ose jo paketën fiskale pasi ndodhet në bisedime me shtresën e tregtarëve. Ora Neës bëri një vezhgim në disa kategori biznesesh që kanë zënë hapësira publike dhe shpjegon në terren se çfarë përfaqësojnë ato.Me taksat e reja të vendosura nga bashkia e Tiranës për hapësirat publike, një biznes si ky bar në zonën e ish-bllokut duhet të paguajë 1500 lekë në muaj për metër katëror. Ky vendim për këtë nivel taksash nga ana e bashkisë ka për qëllim lirimin e hapësirave publike. Bari në fjalë zë rreth 70 metër katëror hapësirë publike; bashkia vendos ta taksojë 105.000 lekë në muaj. Para rritjes se taksave ky biznes paguante 10 mije e 500 leke.Një tjetër shembull është ai i bareve në lagjet e qytetit. Ky bar ka 7 tavolina në trotuar dhe zë afërsisht 40 m katëror hapësirë publike ne zone e pazarit te ri. Me taksat e dikurshme ky biznes paguante rreth 6000 lekë në muaj, ndërsa me taksat e reja ky subjekt paguan 60.000 lekë në muaj. Bashkia thotë se ata që nuk kanë xhirot e tyre të nevojshme dhe nuk paguajnë taksat të mos bllokojne trotutuaret.Taksë për hapësirë publike përvec lokaleve zënë edhe katergoi të tjera si ky dyqan lulesh për shkak të ekspozimit jashtë dyerve të dyanit të buqetave apo vazove të luleve.Avokati i pales se tregetareve qe kundërshtojnë taskat e bashkise thote se kerkesa themelore e shtruar ne bisedime me bashkine lidhet me kategorizimin te cilin ai e shpjegon keshtu.Adriatik Lapaj, avokat: Për këta deri në 40 m2 ne propozojmë saç ka qenë. Nga 40 në 80 fasha e dytë çmimi të dyfishohet, 80-120 të trfishohet dhe mbi 120 çmimi të 10-fishohet.Të mërkurën pritet të mbahet një tjetër takim mes perfaqesueve te bznesit dhe atyre te bashkise pas atijq eu mbajt te henen ne lidhje me kerkesen e tregetareve per kateogirimin e taksave vendore dhe heqjen e disa prej tyre./Oranews.tv/