Veliaj-bizneseve: Kur s’ke punë pse zë hapësirën publike?!
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duket i palëkundur rreth vendimin për taksimin e bizneseve që zënë hapësirat publike. Gjatë një takimi me përfaqësues të Njësisë Administrative nr. 1, Velia tha se Bashkia është e vendosur që mes të fortë që zënë trotuaret dhe hapësirat publike të qytetarëve, të mbrojë interesin e këtyre të fundit.Veliaj: Taksa e biznesit të vogël, një taksë që fillonte me 250 mijë lekë dhe mbaronte me 2 milionë lekë, në varësi ku ishe me kufirin e biznesit të vogël, është bërë zero. Çfarë bën brenda dyqanit tënd, në punishte, në furrë, pastiçeri, rrobaqepësi etj, është zero. Në çastin që del jashtë, ajo hapësirë është e të gjithë qytetarëve. Kushdo që ecën mbi trotuar, po ecën mbi pronën e vet, çdo njeri që ecën në rrugët e Tiranës, ecën mbi pronën e vet. Askush tjetër nuk ka të drejtë t’ia marrë pronën pa pagesë qytetarëve.Në të kundërt, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, cilido biznes që nuk i përgjigjet këtyre taksave se nuk ka punë, le ta lirojë pronën publike të qytetarëve.Veliaj: Nëse pasi ke zënë hapësirë publike në zonën A, zona më e shtrenjtë e qytetit, ku kafja në fakt është 800 lekë, nëse nuk nxjerr 500 lekëshin sa për të paguar këtë dhe nuk ke aq punë, përse e zë hapësirën publike?Ai shtoi se taksat i shërbejnë më pas qytetit për të bërë më shumë shkolla, çerdhe apo kopshte. Për këtë qëllim, kryebashkiaku u ka kërkoi ndërlidhësve të komunitetit që të bisedojnë me banorët e lagjes së tyre për t’i shpjeguar se taksat që aplikon bashkia këtë vit për bizneset, në krahasim me ato që aplikoheshin një vit më parë, janë ulur, e në rastin më të mirë janë zeruar, përfshi këtu taksën e biznesit të vogël apo taksën e tabelës./Ora News/