Fondet e BE-së, fermerët nuk dinë të aplikojnë "digjen" 2 milionë euro
Përtej deklaratave të shefit të qeverisë për dhënien e qindra milionë eurove në Bujqësi përmes programit te Ipard like 2 në komisionin e Veprimtarive Prodhuese u ngrit shqetësimi se fermerët nuk kanë ditur proçedurat për të përfituar të gjitha fondet e programit të parë. Përfaqësuesi i ministrisë së Bujqësisë pranoi se aplikimi është i vështirë dhe kjo ka sjellë një tepri prej 2 milionë euro nga 6.2 që ka qenë totali.Fermerët shqiptarë nuk kanë arritur që të përfitojnë realisht nga fondet e Bashkimit Europian. Gjatë diskutimit të programit të dytë për mbështetjen e bujqësisë nga BE në Shqipëri në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese u ngrit si shqetësim thithja e ulët e fondeve.Eduard Shalsi: Shpesh herë gjatë këtyre viteve të fundit është thënë që Shqipëria nuk ka qenë e aftë të absorbojë të gjitha fondet e BE për shkak të rregullave apo kritereve strikte që fonde të tilla dhet ti nënshtroheshin. Do të donim të na shpjegonit pak këtë problem që fermerët shqiptarë kanë.Përfaqësuesi i ministrisë së bujqësisë pranoi se nga programi i parë për bujqësinë tepruan 2 milionë euro nga 6.2 që ishte totali.Sipas Grigor Gjeçit kjo ka ardhur si pasojë e mos njohjes së proçedurave.Grigor Gjeçi: Sepse dosja e aplikimit nuk mund të përgatitet dot nga një fermer i thjeshtë. Dosja e aplikimit ka shumë elementë. Ka elementët administrative, elementët e planit të biznesit dhe elementët e tjerë të kërkesës për pagesa.Eduard Shalsi: Ka një tepëricë prej 1.2 mln…Grigor Gjeçi: Më shumë, tek 2 mln euroKomisioni i Veprimtarive miratoi programin e dytë për mbështetjen e bujqësisë nga BE e cila ofron 71 milion euro ndërsa qeveria shqiptare ofron 23 milion euro./Oranews.tv/