Arrestohet në Rrogozhinë autori i vrasjes së Asllan Kërtushës
Vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së mbrëmjes së të martës 1 Mars 2016, në Durrës. Policia ka arrestuar Gëzim Kajnon, pronar i lokalit në lagjen nr 17-të të Durrësit ku u vra Asllan Kërtusha. Nga të shtëna e pistoletës së Kërtushit që mbante në dorë Kajno mbeti i plagosur edhe nipi i tij Bledi Kajno, i arrestuar gjithashtu nga policia si bashkëpunëtor në vrasje.Gëzimi u arrestua pasditen e 2 Marsit 2016 në Rrogozhinë, por policia nuk jep më shumë detaje.Si ndodhi vrasja- Policia e Durrësit zbardh mekanizmin: Në datë 01.03.2016, rreth orës 19:00, në lagjen Nr.17, pranë Ndërmarrjes së Ujësjellësit, shtetasit Gëzim dhe Bledar Kajno nën efektin e alkoolit dhe për motive të dobëta janë konfliktuar me shtetasin Asllan Kërtusha në ambientet e brendshme të lokalit. Më pas, në konflikt e sipër, kanë dalë jashtë lokalit ku shtetasi Gëzim Kajno e ka goditur më qytën e pistoletës në kokë shtetasin Asllan Kërtusha dhe si pasojë e një shkrepje të armës së zjarrit është plagosur në krah shtetasi Bledar Kajno. Po me të njëjtën pistoletë, shtetasi Gëzim Kajno ka qëlluar Këtushën, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.Viktima me precedente penal Asllan Kërtusha, 30 vjeç, banues në Durrës, është person më precedentë penalë të mëparshëm duke konsumuar disa vepra penale si: vjedhje, në fushën e lëndëve narkotike, kundërshtim i Punonjësit të Policisë, konflikte në lokalet e natës si edhe ka pasur lidhje shoqërore me persona me precedentë penalë.Asllan Kërtusha është kushëri i largët i Denis Shtrazës, i cili akuzohet për vrasjen e Gazment CollakutAkuza: "Vrasje me dashe" Policia ka sekuestruar dy gëzhoja model 54 kalibri 7.62 m/m dhe 3 copë fishekë kalibri 7.62 m/m. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Vrasja me dashje në bashkëpunim” dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar në nenet 76, 25 dhe 278/4 të Kodit Penal. Kërtusha njihet edhe si person me precedentë të mëparshëm penal.[caption id="attachment_689608" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Asllan Kertusha, viktima që u vra në Durrës dhe vendi ku ndodhi ngjarja[/caption]https://www.youtube.com/watch?v=AjJYq6IsCkE[caption id="attachment_689266" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi plagosja[/caption][caption id="attachment_689267" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi plagosja[/caption][caption id="attachment_689265" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi plagosja[/caption] /Oranews.tv/