“Je konstatuar nga dy shefa që shkele semaforin”

Policia e Shtetit publikoi një tjetër video kur një qytetar kapet teksa shkel semaforin e kuq.Në jo pak raste, drejtuesit i hiqet patenta për shkeljen në fjalë, por në këtë rast, shoferit i është vendosur vetëm gjobë.Gjatë bashkëbisedimit midis policit dhe qytetarit, ky i fundit thotë se nuk mund të frenonte dhe për këtë arsye e kishte shkelur pa dashje semaforin.Ndërsa punonjësi i policisë thotë se e kishin parë dy shefa policie shkeljen. /Ora News/