Skandali i produkteve të skaduara, ankesa edhe nga turistët
Mallrat e skaduara të blera në supërmarkete janë objekt i ankesave të shumta të qytetarëve shqiptarë dhe turistëve te depozituara në zyrën e konsumatorëve në Tiranë. Kreu i kësaj zyre i referohet denoncimeve të një turisti gjerman që ka gjetur myk në mishin e grirë blerë në në një market të kryeyqyteti. Këto produkte skarco dëmtojnë shëndetin e qytetrave dhe problemet nisin nga krijimi i mykut në organizëm deri në helmime të rënda.Në zyrën e Mbrojtjes së Konsumatorëve kanë mbërritur dhjetëra ankesa nga qytetarët dhe turistët për shkak se në supermarket kanë blerë ushqime të skaduara. Kreu i kësaj zyre Islam Cani sjell shembullin e një turisti gjerman, i cili raporti se në mishin e grirë në market ka gjetur myk.Islam Cani: Ishte gjerman dhe kishte marrë 5 kg mish, ai ishte i mykur me ere i prishur.Po cilat janë pasojat shëndetësore kur konsumojnë produkte skarco?Islam Cani: Kur skadon e para është cështja e krijimit të mykut që ne nuk e shofim. Sëmundjet më të shumta janë krijimi i parazidëve, por varet në çfarë kushte e mban. Ne kushtet i kemi zero.Ora News prej ditësh ka ngritur shqetësimin se në supermarketet dhe dyqanet e qytetit të Tiranës dhe më gjerë tregëtohen mallra të skaduara.AKU që është edhe autoritet kryesor i sigurisë ushqimore nuk merr masa ndaj rasteve të tilla të denoncuara publikisht dhe hesht përballë këtij skandali me produktet kryesore që konsumohen në të përditshme./Oranews.tv/