Plan veprimi 5-vjeçar, drafti për mbrojtjen e fëmijëve prezantohet në qershor

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë bashkë me Ministri të linjës do të hartojë një draft për plan veprimin 5 vjecar të mbrotjes së fëmijëve nga dhuna apo forma të tjera diskriminuese. Projektligji do të behet publik në 1 qershor dhe secila ministri do të bëjë propozimet se si mund të frenojnë abuzimin me të miturit dhe të referojnë rastet.Ministria e Mirëqënies Sociale, Agjensia e Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve dhe Ministri të Linjës do të hartojnë një draft për plan veprimin e mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna, abuzimi apo forma të tjera diskriminuese. Plan i veprimit do të jetë 5 vjeçar dhe prezantimi i projektligjit do të behet më 1 qershor.Blendi Klosi: “Duam të jetë një bisedë me qytetarët, me familjarët, me mësueset, me mjekët, me punonjësit socialë,me komunitetin e biznesit pra me të gjithë ata që në një mënyre ose tjetrën kanë një kontakt në jetën e përditshme”.Ministria e Arsimit iu referua rasteve të abuzimit në ambjentet e shkollave.Lindita Nikolla: "Ju kërkoj ndjesë si një mësuese, si një drejtuese e arsimit për të gjithë ato raste që janë të papranueshme të dhunës verbale, psikologjike por dhe fizike që ndodh në shkollat tona”.Elona Gjebrea: “Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit do të jetë një partner serioz në mbështetje të kësaj iniciative”.Ministria e Shëndetësisë po harton paketa shëndetësore për fëmijët me nevojat të veçanta si autikët për ti oftuar qëndra dhe lokopedistë falas.“Paketa për financimin e programeve për të trajtuar fëmijët me problem të spektrit autik”.Bashkia e Tiranës raportoi se gjatë 2015 janë menaxhuar nga Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve 433 raste fëmijë në situatë rruge, nga të cilat 287 janë raste të reja./Oranews.tv/