Programe shkollore kundër ekstremizmit me kontekst fetar

Teksa kriza e emigrantëve ka përfshirë një pjesë të madhe të vendeve të Ballkanit dhe Evropës, një sfidë tjetër ndaj tyre është problemi i respektimit të të drejtave të njeriut.Kjo çështje u theksua nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në takimin e nivelit të lartë të sesionit të 31-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, i cili po zhvillon punimet në Gjenevë.“Përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për përballimin e krizës së refugjatëve duhet të shoqërohen me një vëmendje të veçantë në respektimin e të drejtave të njeriut të emigrantëve”, theksoi ai.Në këtë kontekst u evidentua rëndësia e mos lejimit që migrantët, të cilët largohen për shkak të mos respektimit të të drejtave të njeriut, të përballen me mungesën e respektimit të këtyre të drejtave në vendet e tranzitit dhe ato pritëse.Shqipëria është bërë anëtare e këtij Këshilli për herë të parë që prej janarit të vitit 2015.Gjatë fjalës së tij Ministri iu referua akteve terroriste të vitit të shkuar të cilat kanë krijuar një gjeografi të re të pasigurisë kolektive, duke u shprehur se: “Harmonia fetare gjendet në rrezik në shumë pjesë të botës. Por harmonia fetare nuk është thjeshtë një utopi por një projekt shoqëror i arritshëm siç ka dëshmuar dhe rasti i Shqipërisë”.Duke u ndalur në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, ministri Bushati solli në vëmendje projektin më të fundit të shtetit shqiptarë të përfshirjes në kutikulat shkollore të një lënde për njohuritë fetare.“Shqipëria mbetet e angazhuar si anëtare e grupit iniciator për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm edhe nëpërmjet programeve zhvillimore dhe edukative”, theksoi ai.Ministri Bushati parashtroi përpara të pranishmeve forcën e harmonisë fetare në Shqipëri, si një model inkurajues, i vlerësuar ndërkombëtarisht edhe nëpërmjet organizimit të Samitit me temë “Paqja është gjithnjë e mundur”, mbajtur në muajin shtator të vitit të shkuar në Tiranë./Ora News/