Vrau gruan ‘për’ Facebook-un, dënohet shqiptari me 10 vite burg
Një shqiptar u dënua me më shumë se 10 vite burg në Britaninë e Madhe pasi u shpall fajtor për mbytjen e gruas së tij, ngjarje e cila kishte si kontekst xhelozinë.Shqiptari Agim Isaku, 43-vjeç, u shpall fajtor nga një gjykatë Old Bailey, pas një procesi që zgjati 24 seanca gjyqësore.Ai akuzohet se vrau shtetasen Elife Beqa, 33-vjeçe, me të cilën kishte qenë e martuar për 13 vite me radhë.Pasi u shpall më herët fajtor për vrasjen, shqiptari u dënua me 10 vite e 6 muaj burg. Krimi ndodhi pasi gruaja e tij fliste në rrjetin social Facebook me një person tjetër.Ngjarja u regjistrua më 13 gusht të vitit të shkuar.Ishte vetë autori i krimit ai që e telefonoi policinë duke thënë që gruaja e tij kishte vdekur, por pa dhënë shpjegime të tjera. /Ora News/