Ndryshimet statutore, Dade: Procese në dobi të Partisë Socialiste
Deputetja socialiste Arta Dade ka folur nga Korça për ndryshimet në statut. Ajo i ka cilësuar procese në dobi të partisë zgjedhjen e kryetarit të partisë, por edhe të krerëve të degëve, çështje për të cilat tha se do vendosë kongresi.Deputetja e PS, Arta Dade ka komentuar nga Korça zgjedhjen e kryetarit të partisë, duke e cilësuar një çështje që e vendos kongresi.Arta Dade: “Z.Xhafa vetëm ka prezantuar propozimet për ndryshimet statutore të cilat shpresoj që do të jenë ndryshime në dobi të demokratizimit të mëtejshëm dhe modernizimit të mëtejshëm të partisë. Nuk jam njohur me ndryshimet që janë propozuar nga grupi i punës. Nuk jam pjestare e grupit të punës. Në qoftë se do të merrej në konsideratë propozimi kolegësh sigurisht që unë do të isha e kënaqur”.Dade shtoi se propozimet e saj i ka avancuar në linjë institucionale.Arta Dade: “Unë i kam avancuar propozimet e mia në ligje institucionale. Pres përgjigje nga gjykata e partisë.”Të premten në Komisionin e Garancive Statutore do dëgjohen deputetë që kanë kërkuar interpretim për shkeljet e statutit për zgjedhjen e kryetarit të PS./Oranews.tv/