Uji i pijshëm, banorët e ish-Kënetës: Vjen i ndotur, nuk e konsumojmë
Uji i pijshëm për banorët e lagjes "Adem Jashari" në zonën e ish-Kënetës në Durrës, është i pakonsumueshëm. Të mbledhur në protestë ndaj këtij problem, banorët thonë se e paguajnë rregullisht ujin, ndërkohë që për të pirë detyrohen ta blejnë. Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, sqaron se çështja do marrë zgjidhje me investimin që do të nisë brenda muajit në këtë lagje të ish-Kënetës.Banorët e lagjes "Adem Jashari" në zonën e ish-Kënetës në Durrës, kanë protestuar ndaj ujit të pijshëm që sipas tyre është i ndotur.Ata thonë se në pamundësi për të konsumuar ujin e pijshëm të cilin e paguajnë rregullisht, janë të detyruar ta blejnë atë.Banori: Uji i pijshëm është shumë i ndotur, tubi kryesor është i gjithi i çarë.Janë bërë punime elektriku, është çarë dhe që më parë.Kanë ndërhyrë njerëz në tub. Kur bie shi, por edhe kur nuk bie, pompat thithin ujin e pisët.Banori:Nuk konsumohet fare se nuk bën. Pastaj këto kanalet, një shi të bie na futet uji brenda.U fol vjet se do hapen kanalet, do sheshohen këto, as kanal nuk është duke u pastruar, kanalizimet i paguajmë, ujërat i paguajmë.Banori: Është shumë kosto e madhe kjo. Ujin po e paguaj, me faturat jam në rregull, me gjelbërim dhe kanalizime, me të gjitha.Paguajmë shërbimin që nuk e marrim.Për ndotjen e ujit të pijshëm në këtë zonë ka dijeni edhe Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës, specialistë të të cilit sqarojnë se shkak për këtë situatë është bërë dëmtimi i rrjetit nga ndërhyrjet e paligjshme.Gerald Dautaj: Ndotja vjen pasi gjatë muajit dhjetor, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve pati nis një aksion për prerjen e lidhjeve të paligjshme. Ka pasur qytetarë që nga frika e penalizimit i kanë bërë vetë prerjet e këtyre tubave.Për t'i dhënë një zgjidhje përfundimtare problemit, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës saktëson se ka një projekt që do ti hapë rrugë investimit.