Alfano: Italia gati të përballojë fluksin e emigrantëve nga Ballkani
"Jemi gati të përballojmë fluksin e emigrantëve nga Ballkani", ka deklaruar Ministri i Brendshëm italian Anxhelino Alfano gjatë Konferencës Rajonale mbi sigurinë mbajtur në qytetin e Barit me prefektët e rajonit të Pulias e drejtuesit e lartë të rendit në këtë rajon. "Qeveria italiane po punon që rruga e emigrantëve përmes detit nga Ballkani të mos të hapet, por nëse kjo do të bëhet e mundur ne jemi gati ta përballojmë," u shpreh Ministri italian duke evidentuar gjatë fjalës së tij, bashkëpunimin e ngushtë të Italisë me vendet e Ballkanit."Ne po punojmë me anë të një plani bashëpunimi me qeverinë shqiptare e malazeze si dhe me ndihmën e operacionit Frontex të Bashkimit Europian, që kjo rrugë ballkanike të mos hapet.Italia po kryen gjithçka që parashikon strategjia europiane për përballimin e krizës së emigrantëe si dhe ngritjen e qëndrave hotspot për të dalluar refugjatët nga emigrantët e parregullt"tha Alfano.Por duhet, theksoi Ministri Italian, që të gjithë të jenë pjesë e kësaj strategjie e të luajnë rolin që u takon në përballimin e kësaj krize.Gjithashtu Ministri i Brendshëm italian ka informuar për mbërritjen në rajonin e Pulias të 100 trupave ushtarakë në ndihmë të kontrollit të kufirit e përballimit të krizës së emigrantëve e luftës së krimit të organizuar në këtë territor.Po sot Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, lidhur me me këtë çështje se:"Shqipëria nuk do të ngre mure, por as nuk është në gjëdje t'i përballojë të gjithë”.E përditshmja “La Stampa” përcjell deklaratën e fundit televizive të kryeminstrit Rama, i cili thotë se "Shqipëria nuk ka forcën ekonomike për të përballuar këtë krizë, por do të përpiqet të bëjë sa mundet."