Plani kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna

U prezantua sot plani i ri kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve. Ministria e Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me UNICEF si dhe me organizatën Save the Children, kanë hartuar planin në fjalë, i cili do të mbrojë fëmijët nga dhuna.Ministri Blendi Klosi tha se ky plan ka si shtylla kryesore ndryshimet ligjore që do të propozohen për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe në veçanti ngritjen e një sistemi efektiv për mbrojtjen e tyre, si dhe hartimin Axhendës Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve deri në vitin 2020.Ministri Klosi, i erdhi në thirrje të gjithë shoqërisë shqiptare si lutje për t’i folur ndërgjegjes dhe bashkërisht për ta konkretizuar dhe thjeshtëzuar këtë plan. Në rast se shikohet një fëmijë i abuzuar, duhet nxitja e bashkëpunimit të komunitetit me institucionet përkatëse. “Ky plan mobilizimi ka si qëllim që në fund të tij, të ketë më pak fëmijë të abuzuar, më pak fëmijë në rrugë. Ketyre fëmijëvë dhe shumë të tjerëve si ata, u duhet gjendur më pranë. U duhet dhënë më shumë dashuri” , shtoi Ministri Klosi.Duke filluar nga sot me 1 Mars, e deri me 1 Qershor, debati kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve i cili do të përfshijë të gjitha institucionet qendrore e vendore, partnerët ndërkombëtarë, organizatat e shoqërinë civile, profesionistët, por edhe vetë fëmijët, do të jetë i hapur.Ministri Klosi përmendi edhe masat që po ndërmerr Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë e Qeveria Shqiptare për mbrojtjen e grupeve të veçanta të fëmijëve. /Ora News/