350 përfaqësues të NATO-së zbarkojnë në Tiranë

Në Tiranë nisi sot konferenca e Sinkronizimit të Stërvitjes së NATO-s për vitin 2016, ku në thelb të diskutimeve janë zhvillimet e fundit përgjatë gjithë spektrit të trajnimit të NATO-s. Në këtë kontekst, këtë vit ka një rritje të konsiderueshme të rëndësisë së edukimit, trajnimit dhe stërvitjes, me qëllim avancimin në implementimin e Planit të Gatishmërisë së NATO-s, nisur nga situata e ndryshuar e sigurisë globale.Në nisje të punimeve të kësaj konferencë, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli priti në një takim shefin e Shtabit të ACT (Komanda e Aleancës për Transformim) gjeneral me tre yje Graham Stacey. Gjatë këtij takimi, të dy personalitetet ndanë bindjen se roli i ACT dhe përgjegjësia në përshtatjen dhe transformimin e Aleancës është shumë i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm.Duke inkurajuar ACT për rolin e saj në vijimin e transformimit ushtarak, ministrja Kodheli theksoi rëndësinë e edukimit dhe stërvitjes për personelin ushtarak.“Edukimi, trajnimi dhe stërvitjet janë fusha me interes të madhe për të ruajtur ndërveprimin. 'TridentJuncture 2015’ ishte një performancë e shkëlqyer e vendosmërisë së aleatëve dhe unë pata një përshtypje mjaft të mirë nga trupat tanë pjesëmarrës në këtë stërvitje. Ajo stërvitje ishte shembulli më i mirë i vendosmërisë së Shqipërisë për të kontribuar në sigurinë e Aleatëve, dhe në këtë kuptim ne jemi krenarë që kemi deklaruar një kompani në Task Forcën e përbashkët të NATO-s për periudhën 2016-2018”, tha ministrja Kodheli.Të dy personalitetet u ndalën tek sfidat e sigurisë me të cilat po përballet sot Aleanca në kufijtë jugorë dhe lindore të saj, sidomos me fenomenin e luftëtarëve të huaj. Me këtë rast ministrja Kodheli e njohu gjeneralin me tre yje GrahamStacey edhe me propozimin e Shqipërisë për ngritjen në vendin tonë të një qendre ekselente të NATO për luftëtarët e huaj.Konferenca i nisi punimet sot dhe i mbyll punimet më datë 3 mars. Në konferencë marrin pjesë rreth 350 përfaqësues të vendeve të NATO-s dhe atyre partnere, ku 25 janë gjeneralë të komandave dhe strukturave të ndryshme të NATO-s. /Ora News/