Arrestohet drejtori i Ujësjellësit në Ersekë

Ka përfunduar në pranga drejtori i Ujësjellësit të Ersekës, i cili sipas PD-së, mban edhe postin e Partisë Socialiste të këtij qyteti, Orest MalushiAi është arrestuar me urdhër të prokurorisë pasi akuzohet për dy vepra penale, përkatësisht atë të kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje.Mësohet se Malushi, është arrestuar mbrëmjen e të dielës, ndërkohë pasditen e po asaj dite, 28 shkurt 2016, policia deklaroi se po ndiqej në gjendje të lirë pasi kërcënoi me armë Zylyftar Byrekun,52-vjeç, militant i Partisë Demokratike. Policia tha se incidenti kishte ndodhur për shkak të një konflikti banal.Prokuroria pretendon se ndaj tij ekzistojnë prova shkencore që e implikojnë.Gjatë ditës së nesërme, i arrestuari pritet të dalë përpara togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë.Ai akuzohet nga Partia Demokratike se ka pasur precedentë të mëparshëm penal, duke e akuzuar atë për plagosje të rëndë me dashje. /Ora News/