Trafik droge nga Holanda në Itali, mes të arrestuarve Leonard Metushi
Shqiptari Leonard Metushi është një nga 15 personat e arrestuar nga policia italiane si anëtarë të dy organizatave kriminale që trafikonin drogë nga Holanda drejt Italisë.Gjatë 5 viteve të fundit këto dy organizata kanë trafikuar sasi të mëdha droge me anë të një shoqërie transporti në pronësi të një prej anëtarëve të grupeve kriminale.Hetimet e Prokurorisë së Napolit vërtetuan e baza e këtij trafiku ishte qyteti Den Hague i Holandës.Sasia e drogës pasi grumbullohej në restorantin italian "Ciao Ciao" të këtij qyteti e transportohej në Itali me anë të automjeteve të një shoqërie transporti në pronësi të nënshtetasit Italian, Antonio Vitiello.Operacioni i policisë italiane për zbardhjen e aktivitetit të këtij trafiku ka nisur më vitin 2011 pas arrestimit të një korrieri shqiptar që trafikonte marijuanë në komunat e Frozinones e Kasinos.Hetimet ndaj tij çuan në identifikimin e shqiptarit Leonard Metushi, i cili ishte pika e referimit në Holandë mes kërkesës e ofertës për blerjen e drogës e mënyrën e transportimit të saj në Itali.Sipas autoriteteve italiane këto dy organizata trafikantësh kanë trafikuar gjatë 5 viteve të fundit qindra kg drogë të tipit kokainë, marijuanë e hashah.
