Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Mjacaj, avokatja: Do e çoj në Strasburg
Gjykata e Apelit Shkodër ka lënë në fuqi vendimin burg të përjetshëm për Sokol Mjacajn, i shpallur fajtor për vrasjen e dy turistëve çekë Michael Svatos dhe Anna Kosinova. Avokatja mbrojtëse e Mjacajt tha se vendimi nuk është i paanshëm, pasi nuk mori parasysh gjykimin e shkurtuar dhe pranimin e akuzës.Valbona Vata, gjyqtare: Gjykata e Apelit Shkodër vendosi lënien në fuqi të vendimit numër 128, numër elektronik 4650 dt.16.11.2015 Gjykatës Rrethi gjyqësor Shkodër përsa i përket cilësimit juridik të veprës penale dhe fajësisë për kryerjen e veprës penale “vjedhje me pasojë vdekjen”. Në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandekurit Sokol Mjacaj me burgim të përjetshëm.Seanca deklarohet e mbyllur.Gjykata e Apelit në Shkodër la kështu në fuqi vendimin e shkallës së parë, atë të burgimit përjetë për të riun Sokol Mjacaj, për veprat penale të vjedhjes me pasojë vdekjen e 2 turistëve çek dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe municionit.I qetë dhe madje duke buzëqeshur here pas here, Mjacaj priti këtë vendim, ndërsa nuk foli në seancën gjyqësore duke lënë avokaten mbrojtëse, Elvira Jakova, të shprehte pretendimet për dënimin e klientit të saj.Sipas palës mbrojtëse, vendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk ka qenë i paanshëm, pasi nuk është marrë parasysh gjykimi i shkurtuar, ndonëse Mjacaj pranoi krimin.Gjithashtu ajo shtoi se nuk është marrë parasysh kërkesa për ekzaminimin e gjendjes psiqike, duke ju referuar fëmijërisë së 20 vjeçarit, gjendjes ekonomike, dënimin e mëparshëm etj.Për këto arsye mbrotja kërkoi rikthimin e çështjes për rigjykim.Por pretendimet e avokates se Mjacaj nuk kanë ndryshuar qëndrimin e organit të akuzës që i ka qëndruar kërkesës për lënie në fuqi të vendimit të shkallës së parë, atë të burgimit përjetë.Në fund relatorja e çështjes Valbona Vata la në fuqi vendimin e burgimit përjetë.Menjëherë në daljen për mediat avokatja e Mjacaj e cilësoi proçesin të paragjykuar dhe tha se do t’i drejtohet gjykatës së Lartë, e madje deri në Strasburg.Elvira Jakova, avokate: Që në momentin kur më kanë mohuar të drejtën e gjykimit të shkurtuar në gjykatën e shkallës së parë dhe mënyra sesi e kanë e argumentuar jam më se e bindur. Unë kam heq deri tani me Sokol Mjacaj dhe nuk jam bërë palë e opinioneve se nuk kam dashur të bëj show me fatkeqësinë e tjetrit. Por jam e vendosur sa të kem titullin e avokates këtë çështje ta mbroj në të gjitha shkallët e gjykimit, edhe në Strasburg nëse lind nevoja. Unë prapë besoj se do të fitoj.Sokol Mjacaj ekzekutoi në korrik të 2015- ës në Prekal 2 turistët çek Michael Svatos dhe të dashurën e tij Anna Kosinova pasi tentoi t’i grabiste./Oranews.tv/