Brukseli sërish me rezolutë të kushtëzuar për Maqedoninë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2016, 08:24
Me 42 vota pro dhe 9 kundër, Komiteti për punë të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET), miratoi rezolutën për Maqedoninë.Në propozimin e raportuesit Ivo Vajgëll, Rezoluta përmban rekomandim të kushtëzuar nga Këshilli Evropian (KE) për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Rekomandimi i kushtëzuar varet nga përfundimi i krizës politike me organizimin e zgjedhjeve të suksesshme më 5 qershor.Kjo Rezolutë i referohet raportit të progresit për Maqedoninë, që para fundit të vitit të kaluar e dorëzoi Komisioni Evropian.Për Rezolutën që e votoi Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, në takimin e radhës në Strasburg do të votojë e gjithë përbërja e Parlamentit Evropian në seancë plenare.