Kreu marrëdhënie seksuale me të miturën, arrestohet 30-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Fushë Bulqizë. Një 30 vjeçar akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14 vjeçare e ardhur nga një familje tepër e varfër në Fushë Bulqizë.Policia e Dibrës informoi sot për arrestimin e Denis Havaljes, 30 vjeç, banues në fshatin Cërruj Bashkia Klos Mat.Mësohet se vajza ishte njohur me Denisin përmes një femre tjetër. Dje banorët e zonës e kanë parë ta marrë në makinë 30 vjeçari vajzën dhe kanë bërë denoncimin në polici.Vajza ka deklaruar në polici se është marrë me zor në makinë nga Denisi i cili është arrestuar ndërkohë që vajza është sjellë në Tiranë për të kryer analizat mjekoligjore. Nuk dihet shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale "Marrëdhënie seksuale me të mitur", "Drejtim automjeti pa dëshmi përkatëse", parashikuar nga nenet 100 dhe 291 të Kodit Penal.erererer/Oranews.tv/