Forumi Civil: Transparencë për reformën në drejtësi, jo monopol i politikës

Forumi Civil për Reformën në Drejtësi është prezantuar sot me pjesëmarrës nga Shoqëria Civile dhe me mbështetjen e ish-Presidentit Alfred Moisiu për të dhënë kontribut për reformën. Sipas anëtërëve të Forumit, Andrea Stefani dhe Kozara Kati shqiptarët nuk janë të informuar për reformën, sikruse segemnte të caktura të politike, po refuzojnë të mbështesin realizmin e saj.Përfaqësues të Shoqërisë Civile të mbështetur nga ish Presidenti i Republikës Alfred Moisiu kanë krijuar Forumin Civil pë Refomën në Drejtësi, për t’i dhënë më shumë transparencë reformës, sikurse  të japë kontrobut për çështje sensitive.Andrea Stefani dhe Kozara Kati thanë se transparenca për reformën është minimale, ndërsa segmente të politikë po tentojnë bllokimin e sajAndrea Stefani: Megjithë përpjekjet transparenca e reformës në drejtësi mbetet minimale, e kufizuar vetëm me disa tavolina të rrumbullakta elitash politike, ose administrative. Me deficite të mëdha në mirëinformimin real të qytetarëve të thjeshtë që përbëjnë shumicën absolute të këtij vendi dhe aty ku ka mungesë informacioni dhe transparence edhe mundësia e manipulimit politik nga forca anti-reformë është shumë e madhe. Prandaj forumi civil ka si objektiv thellimin e transparencës për mirëinformimin e qytetarëve në mbarë vendin lidhur me procesin me ide konkrete të hedhura dhe me pritshmëritë e rezultateve të kësaj reforme që është më e rëndësishmja në këto 25 vjet.Kozara Kati: Kjo reformë do të jetë garante e zbatimit të Kushtetutës tonë. Kjo reformë do ti vërë të gjithë qytetarët pavarësisht niveleve hierarkish në një bankë të barabartë para ligjit. Kjo do të rikthejë besimin e qytetarëve, tek politika, tek ndërkmbëtarët madje.Forumi civil do të jetë në komunikim të vazhdeushëm me faktorin ndërkombëtar dhe me Komisonin e Posaçëm për reformën në drejtësi për  kryereformën integruese të Shqipërisë./Oranews.tv/