Delawie: Jam i neveritur nga VV-ja, AAK-ja dhe NISMA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2016, 16:18
Kaosi në Kuvend ka nxitur edhe vizitën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili për mediat tha se është i neveritur nga deputetët e opozitës të cilët po hedhin gaz lotsjellës.“Kemi disa persona që po shkaktojnë këto probleme. Jam i neveritur nga liderët e VV-së, Nismës dhe AAK-së”, tha Delawie, raporton Kosovapress.Ai tha se problemet e Kosovës janë papunësia, korrupsioni dhe liberalizimi i vizave dhe se duhet lejuar deputetët të bëjnë punën e tyre, për të cilën, tha ai, janë zgjedhur para tri viteve.Ai tha se deputetët e opozitës mendojnë se janë mbi ligjin.