Totozani: Të trajtohen me përparësi ankesat e emigrantëve shqiptarë

Avokati i Popullit, Igli Totozani, zhvilloi një takim me emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë prej vitesh në Selanik të Greqisë ku i pranishëm ishte edhe homologu i tij Vasilis Karydis.Gjatë takimit Totozani kërkoi nga homologu i tij grek të mirëpresë dhe trajtojë me përparsi çdo ankesë që kanë emigrantët shqiptarë, të cilët jetojnë dhe kontribuojnë prej vitesh në vendin fqinj.Gjithashtu gjatë takimit me shqiptarët që jetojnë atje ata theksuan se shqetësim shumë i madh për ta mbetet çështja e sigurimeve shoqërore, një problem që ende nuk ka gjetur një zgjidhje dhe që kërkon nënshkrimin e një marrëveshje të përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke.Igli Totozani, tha se e ka trajtuar këtë çështje që prej vitit 2013, duke dërguar rekomandime të posaçme, ndërsa premtoi se do të vijoj edhe më fort angazhimin dhe bashkëpunimin me homologun e tij, deri në gjetjen e një zgjidhjeAvokati i Popullit Igli Totozani, ndodhet në Selanik të Greqisë në një vizitë zyrtare. Ai merr pjesë edhe në Konferencën “Plan i përbashkët i Ombudsmanëve mbi të drejtat e njeriut  dhe krizën e emigrantëve e refugjatëve”, me pjesëmarrjen e Avokatëve të Popullit të rajonit dhe vendeve të Bashkimit Europian.