Kampi i inovacionit, Bankers Petroleum: Konkursi i ideve, nxitje e të rinjve

Bankers Petroleum ka mbështetur të rinjtë më të talentuar të Fierit, Lushnjes, Vlorës e Beratit, përmes programit të fondacionit të saj. Konkursi i ideve i shpalosur para qindra të rinjve do t'i nxisë ata të konkretizojnë idetë për përmirësimin e jetës së komunitetit, duke marrë parasysh dhe rrezikun e dështimit.Junior Achievement mbështetur nga Bankers Petroleum, zhvilloi "Kampin e Inovacionit" konkursin mes 30 nxënësve të shkollave të mesme të rajoneve Fier, Lushnjë, Kuçove, Berat dhe Vlorë.Fokusi është të nxiten të rinjtë që të prezantojnë dhe konkretizojnë idetë në shërbim të komunitetit.Martin Mata: “Kryejmë investime nëpërmjet të cilave ne provuam që me vullnet, me këmbëngulje, me shumë dashuri për këtë vendin tonë ku jetojmë mund të bëjmë investime që jo vetëm të ishin fitimprurëse por të ndryshonin rrënjësisht jetën e njerëzve.”Administratori i Bankers Petrolium David French pohoi se u ka dhënë mësim, por edhe ka mësuar nga këta të rinj.David French: “Ka qenë një privilegj të shikoja të rinjtë të mendojnë se si bizneset mund ta bëjnë botën një vend më të mirë. Ne i kemi mësuar shumë njëri tjetrit. Mbështetja për fushën e arsimit është një themelet e përpjekjeve të Bankers për të qenë fqinji më i mirë i mundshëm. Ne programe që fokusohen në edukim, zhvillim profesional për të rriturit, infrastrukturë dhe shërbime mjekësore. Vit pas viti promovojmë shqiptarë në pozicione kyçe dhe mbështesim karrierat e tyre profesionale."Idetë e të rinjve do vlerësohen nga një juri e përbërë nga profesionistë të sektorit të industrisë dhe biznesit./Oranews.tv/