Reforma në Drejtësia, Manjani: Të dënohen të fortët dhe të korruptuarit

Është e kotë të hartojmë ligje nëse ato nuk zbatohen. Ka qenë kjo deklarata e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani në aktivitetin e organizuar në ditën botërore të drejtësisë sociale.Sipas kreut të Drejtësisë, në vendin tonë bëhen dhe miratohen shumë ligje, por ajo çfarë mungon janë njerëzit e duhur për zbatimin e tyre.Manjani: Ne mund të bëjmë ligje, por ajo që nuk po e ndreq Shqipërinë është mungesa e burimeve njerëzor. Nëse politikani është i pari model që shkel ligjin është e kotë të pretendosh se po ndërton një shtet apo një qeverisje që po zbaton ligjin.Për këtë arsyr Manjani ka një këshillë pre brezin e ri:Manjani: Mësoni nga të kqijat tona që të mund të menaxhoni të ardhmen, fokusohuni të procedurat.Lidhur me reformën në drejtësi ministri Manjani vuri në dukje faktin se nisma për hapjen e kuotave në shkollën e Magjistraturës i shërben menaxhimit të pasi sipas tij s’ka reformë pa konkurrencë të burimeve njerëzore.Manjani: Dje kam marrë një nismë ligjore për të hapur Shkollën e Magjistraturës sepse duhet të bëheni gati për të përballuar reformën në drejtësi. Reformë në Drejtësi me 20 kokrra njerëzish që mezi dalin nga Shkolla e Magjistraturës nuk bëjmë dot gjë. Nuk ka reformë pa konkurrencë të burimeve njerëzore.Ndërsa  zv ambasadori amerikan David Muniz i pranishëm në aktivitet  vuri në dukje faktin qe reforma në drejtësi jo vetëm që duhet të miratohet por edhe të zbatohet, Muniz: "Është domethënës fakti që sot është Dita Ndërkombëtare e Drejtësisë Sociale dhe Shqipëria është në mes të reformës më të rëndësishme që prej rënies së komunizmit - reformës në drejtësi.Sikurse e keni dëgjuar nga vetë Sekretari Kerry të dielën, lufta për qeverisje më llogaridhënëse kërkon mbështetjen e çdo shqiptari.Kjo nënkupton që të gjithë ju keni përgjegjësinë që të siguroheni që reforma në drejtësi jo vetëm të miratohet në Kuvend, por që të zbatohet siç duhet - për t'u siguruar që gjykatësit dhe prokurorët t'u përmbahen të njëjtave rregulla si ju dhe unë, dhe që sistemi t'i trajtojë të gjithë me drejtësi, pavarësisht përkatësisë politike, lidhjeve familjare ose origjinës.Vazhdoni të luftoni për reformën dhe vazhdoni të jeni udhëheqës në komunitetet tuaja. Jam besimplotë se vite nga sot, kur të kthejmë kokën pas, do të na duhet t'ju falenderojmë që keni krijuar një Shqipëri më të mirë."/Oranews.tv/