Basha: Pas 25 vitesh kulti i individit të lirë, interesi i PD
25 vjetori i rrëzimit të monumneitn të diktatorit Enver Hoxha, Fondacioni për Liri Dhe Demorkaci, e ka përkujtuar përmes një dialogu të hapur në fokus qytetarin dhe demokracinë. Luzim Basha, drejtuesi i formacionit poltik që ishte ne krah te protestës qe u pasua me rrezim te monumentit tha sot pas 25 vitesh Shqipëria ka nevojë për kultin e individit të lirë, pa të cilin demokracia mbetet një formalitet.Basha: Shqipëria nuk ka nevojë për kultin e individit diktatorial, për kultin e individit që shembëm 20 vite më parë, për simbolin e “njeriut diell” nga e cila varet ekzistenca e çdo robi e çdo skllavi e çdo proletari e çdo demokrati apo çdo socialisti. Nuk ka nevojë për kultin e individit për të cilin duhet të thërrasim “Rroftë udhëheqësi i partisë!”, sa herë marrim në dorë tapitë e legalizimit apo na kthehen si shërbime taksat që na merren nga xhepat tanë. Shqipëria ka nevojë për kultin e individit të lirë, pa të cilin demokracia mbetet një formalitet. Individ të lirë, këtij tipari, këtij identikiti të demokracisë perëndimore cili është aksioneri i vërtetë i shtetit, si kontratë i demokracisë i individit që e kupton se shteti nuk disponon asnjë mjet sepse të gjitha mjetet burojnë nga individi.Lulzim Basha, tha se Partia Demokratike, në filozofinë e saj e trajton individin si aksioner të shtetit.Basha: Për kultin e qytetarit të lirë i cili në demokraci nuk është thjeshtë vlerësuesi me votë një herë në katër vite i qeverisjes por është dhe do të jetë dhe gardiani i qeverisjes, i cili nuk ka nevojë as të thërritet as të stimulohet për protestë por i prin protestës sa herë që keqqeverisja e lë në baltë, e kërcënon apo ç ‘është me e keqja e rikthen në kohët e errëta kur e trajton ri rob.Pjesë e dialogut për qytetarin dhe demorkacinë, u bënë intelektual të ndryshëm të cilat trajtuan cështje nga dekomunistizmi e e deri tek komunikimi politik dhe kufi mes simbolikës dhe propgandës.