Koncesionet, PD: Ndryshimet në ligj nuk zgjidhin klientelizmin

Lëvizja Socialiste për Integrim, në kuadër të gjithë debatit dhe akuzave publike për korrusion dhe klientelizëm, ka propozuar ndryshime në ligjin për koncesionet, të cilat i japin të drejtë paralmentit të miratojë kontratat që janë më shumë se 40-vjeçare. Por Partia Demokratike, si problem nuk sheh ligjin por zbatimin e tij nga qeveria. Deputetja Jorida Tabaku , tha se kalimi në parlament i gjithë koncesioneve dëmton investitorët, ndërsa theksoi se ligjvënësit duhet të vendosin vetëm për kontratat që ndikojnë në buxhet.Tirane- Nga deklarata publike e Ilir Metës,  në emisionin "Të Paekspozuarit" të gazetarit Ylli Rakipi, Lëvizjes  Socialiste për Integrim i janë dashur vetëm 7 ditë për ta materializuar në draft ligj, objektivin,  për rritjen e transparencës për kontarat koncesionare.  LSI propozoi, disa ndryshime thelbësore ne ligjin e koncesioneve,  të cilat i japin të drejtë Kuvendit të vendosë përfundimisht për ti dhënë  privatit  një shërbimi kur ai është mbi katër vjet.Por në   ndonëse  gjithë debatin  politik për ekonominë e ka  përqendruar tek denoncimi si klienteliste dhe korruptive të   koncesionet dhe kontratave të partneritetit publik-privat, Partia Demokratike, thotë se problem nuk është ligji   po mos respektimi i tij.Tabaku: Kjo nuk do ta heqi fakton që do të vazhdojnë të mbeten klientliste sepse e njëjta mazhorancë do t'i miratojë, po të njëjtit deputetë do të ngrjnë kartonin. Kjo thjesht do të zgjasi periudhën kohore, do të përfshijë më shumë palë ne negociata, do të zgjasi procesin e votimi. Neve nuk kemi kundërshtuar koncesione sepse na duken koncesione të gabuara si një mënyrë për të sjellë investime në ekonomi. Ne kemi diskutuar në parim që cdo koncesion është i lidhur ose me një udhëtim të kryeministrit ose më një mik, ose një të afërm të një qeveritari të kryeministrit.Deputetja  Jorida Tabuku, thotë  se kuvendi duhet të vendos vetëm për ato koncensione që kan ndikim afatagjatë në buxhetin e shtetit. Këtu ajo ëprmend koncensionet e denoncura kryesisht në sektorin shëndetësorë.Tabaku: Do të thotë  ato koncesione të cilat i sjellin para buxhetit të shtetit dhe kanë një risk të ulët, nuk kanë pse të kalojnë një procedurë kaq të gjatë. Ndërkohë koncesionet të tipit që janë dhënë në shëndetëesi por që kanë një risk shumë të lartë për buxhetin, tre koncesione janë 338 mln euro sigurisht këtu duhet patjetër të ndërhyjë Parlamenti, sepse kjo sjell risqe më shumë se mandate 4 vjecari i një qeverie.Sipas Tabakut, dhe Fondi Monetar Ndërkombëtarë, i kërkon qeverisë të bëjë kujdes me koncesionet, pasi krijojnë rreziqe për buxhetin e shtetit. Shqetësim në rritje,  koncesionet cilësohen dhe ekspertët e ekonomisë.  Zef  Preçi, i cilëson koncesionet si proces të kapjes së shtetit nga oligarkia dhe kërcënim serioz për ekonominë.Zef Preçi: Mendoj se nevojitet një komision hetimor parlamentar për disiplinimin e këtij procesi, sepse nëse do të jepen edhe 70 koncesione të premtuara nga qeveria gjatë 2016 atëhere do të jetë shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur të normalizohet funksionimi i tregjeve në vend dhe qeveria të jetë thjesht një llogaritare e oligarkëve./Oranews.tv/